
Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit në Partinë Demokratike, e ironizoi krahasimin e Policisë së Shtetit me Policinë e Ismail Qemalit, 107 vite më parë.
Sipas Alibeajt, kryeministri nuk guxon të përballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019-es; ndërkohë që 128 drejtues të Policisë u përfshinë në kanabizimin e vendit, ndërsa 3 drejtuesit e lartë të Vlorës janë ende në arrati.
Alibeaj kritikon faktin që kreu i qeverisë nuk foli për orët shtesë të papaguara dhe kushtet e këqija të punës të uniformave blu.
Duke ju referuar bilancit tragjik te ditëve të para të vitit, përfaqësuesi i PD, tha se Rama e ka shndërruar policinë në shërbim funeral. (A2 Televizion)