
Eurokomisioneri i ri për Zgjerimin Oliver Varhelyi viziton Tiranën më 16 janar. Pas takimeve që do të zhvilloi një ditë më herët me autoritetet në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri pritet te takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe përfaqësues të opozitës.
Eurokomisioneri do të vizitojë edhe zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa tashmë është përcaktuar edhe 17 shkurti si data e konferencës së donatorëve.
Vizita e tij vjen në një kohë kur konfliktet politike dhe institucionale vijojnë dhe dy vendet e Ballkanit Perëndimor presin një sinjal pozitiv për hapjen e negociatave këtë pranverë, pas refuzimit të tetorit që shkoi. (A2 Televizion)