Alibeaj: Kam kontaktuar me aleatët, kemi të njëjtin qëndrim

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 20:52 | Politikë
Alibeaj: Kam kontaktuar me aleatët, kemi të njëjtin qëndrim

Enkelejd Alibeaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se ka pasur takime me aleatët, duke theksuar se kanë pasur të njëjtin qëndrim mbi kandidatët për zgjedhjet e 14 majit.

“Për të qenë fitues kandidati i PD-së, aleanca që duhet bërë është me njerëzit dhe me vlerat. Ne nuk detyrojmë askënd dhe as nuk lusim njeri që t’i qëndrojë vlerave tona. Unë kam pasur kontakte me të gjithë kryetarët e partive aleate dhe nga këto diskutime me zotin Mediu, me zotin Duka dhe me PDIU, kërkesa e tyre është: na duhet një kandidat fitues dhe për të nxjerrë këtë është sondazhi. Duke qenë se këta kolegë aleatë është i arsyeshëm, edhe ne kemi adoptuar të njëjtin qëndrim”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos