Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: I ka futur tmerrin qeveritarëve

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 19:39 | Politikë
Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: I ka futur tmerrin qeveritarëve

Në një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, foli për protestën e paralajmëruar të 6 dhjetorit të opozitës, e cila do të mbahet në ditën e samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sali Berisha u shpreh se kjo protestë i ka futur tmerrin qeveritarëve, ndërsa theksoi se kjo protestë do të dëgjohet fuqishëm në Europë dhe në botë.

https://a2news.com/2022/11/21/balla-protesta-e-opozites-bie-ndesh-me-mikpritjen-shqiptare/

“Dëshiroj të ju përshëndes të gjithë ju dhe anëtarët e PD-së në Tiranë. Ky takim është thirrur me moton, beteja vazhdon. Është një betejë e cila ndalet vetëm në fitoren e PD-së. Rrugë kjo, që kërkon përkushtim, guxim, atdhetari, tipare që ju, mbështetësve tuaj dhe qytetarëve që na mbështesin, nuk mungojnë dhe janë të bindur.

https://a2news.com/2022/11/23/protesta-e-6-dhjetorit-dhe-zgjedhjet-e-14-majit-berisha-takim-me-meten-ne-seline-e-pd/

Në Tiranë në datën 6 dhjetor, mblidhen udhëheqësit politikë të të gjitha vendeve të BE-së. U them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, se në Tiranë në datën 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, pa patronazhistë, pa narko euro, pa banda dhe blerje vote si Edi Rama, pra jam i bindur se ata kanë mirëkuptim të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë vendet e tyre të begata dhe qytetarët e tyre të lirë dhe vendet e tyre, demokraci të stabilizuara. Në këtë kontekst le t’i bien sa të duan sirenave të frikës dhe tmerrit që i ka kapur qeveritarët sot, por ajo protestë do të rezonojë fuqishëm në Europë dhe botë, si zëri i qytetarëve që kërkon vlera universale, vlerat demokratike, të jenë ato që duan, të sundojnë përsëri në Shqipëri”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos