Alibeaj me kandidat për Elbasanin? Boçi: Nuk është shqetësimi im kryesor

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 21:13 | Politikë
Alibeaj me kandidat për Elbasanin? Boçi: Nuk është

Luçiano Boçi është zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Megjithatë, në garën për Elbasanin, nënkryetari i PD-së do të ketë përballë kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak si dhe atë të Enkelejd Alibeajt nëse grupimi që ai përfaqëson do të vendosë që të dalë me një kandidat.

Një nga emrat e lakuar në këtë rast është Eugen Isai. I ftuar në “ Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN mbrëmjen e së mërkurës, Boçi tregoi se zgjedhja që do të bëjë grupimi tjetër brenda PD-së, nuk është shqetësimi i tij kryesor.

Ndërsa tregoi se fushatën e ka nisur tashmë si në nivel politik, ashtu edhe në rrafshin qytetar, Boçi tha se Isain e vlerëson si koleg, njeri dhe qytetar me vlera.

Nuk është shqetësimi im kryesor që do të ketë një kandidat tjetër apo jo pasi çdo gjë është brenda arsyetimit të sjelljes së tyre politike dhe së drejtës së tyre politike. Nuk mund të jem unë gjykuesi që duhet apo nuk duhet. Pastaj, se kush është emri, është një fazë tjetër më e avancuar për të cilin unë nuk ndikoj fare. Nëse përmendi zotin Isai, mbetet një nga bashkëluftëtarët e mi prej vitesh në PD dhe ka mbajtur edhe pozicionin e kryetarit të partisë për shumë vite. Ka qenë edhe kandidat i PD-së, njeri dhe qytetar me vlera. Një nga njerëzit më të respektueshëm në qytet. Për mua mbetet, mik dhe koleg i çmuar.

Luçiano Boci, kandidat i PD-së për kryetar të bashkisë Elbasan

Po ashtu, kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë Elbasan theksoi se është i bindur që në fokus të garës më 14 maj do të jetë mirëqeverisja e qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos