Alimehmeti: Tiranës i ka ardhur koha për një qeverisje të qetë, me sytë nga qytetarët

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 21:46 | Politikë
Alimehmeti: Tiranës i ka ardhur koha për një qeverisje të

Ish-kandidati në primaret e PD për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, u shpreh në “Intervistë me Merita Haklaj” se ka ardhur koha që kryeqyteti të ketë një qeverisje të qetë, me sytë drejt qytetarëve.

“Kemi shumë vështirësi psikologjike për të pranuar diçka. Politika është aty për t’iu përgjigjur votuesit. Nëse ne nuk ia ofrojmë kurrë, atëherë po ai format do të fitojë. Ndryshimi nuk bie nga qielli, duhet të veshësh këpucët dhe duhet shkuar në votime.

Tiranës i ka ardhur koha për një qeverisje të qetë, me sytë drejt qytetarët dhe jo goditjes së qytetarit në mënyrë të vazhdueshme. Brenda PD është parë që kjo nuk ka funksionuar. Tiranës i kishte ardhur koha, por kjo ndoshta nuk u kuptua. Do t’i vijë në një mënyrë të dytë”, tha Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos