
Novak Djokovic mundi lehtësisht Roger Federer në 3 sete, duke u kualifikuar për në finalen e Australian Open.
Serbi fitoi të tre setet 7-6, 6-4, 6-3, duke treguar superioritet ndaj zviceranit, i cili tregoi edhe në çerekfinale se nuk ishte në formë të mirë.
Të dielën, Djokovic do të luajë finalen e tetë të turneut prestigjioz australian, kundër Zverec ose Thiem dhe nëse fiton turneun, siç edhe është mundësia më e madhe, do të rifitojë edhe vendin e parë në botë në renditjen ATP, të mbajtur deri tani nga Nadal. Spanjolli u mund në çerekfinale nga Thiem. (A2 Televizion)