Alpet me kanabis, asgjësohen 15 mijë rrënjë në aksion e fundit policor

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 18:32 | Kronikë
Alpet me kanabis, asgjësohen 15 mijë rrënjë në aksion e

Policia e Shkodrës, bën me dije se në bashkëpunim me komisariatet e Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe dhe Pukës, ka asgjësuar mbi 15 mijë rrënjë kanabis sativa, gjatë javës së fundit.

Në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”, u zbuluan dhjetëra parcela më bimë narkotike në fshatrat Pult, Shosh, Shalë, Rrethina, Toplan, Vig, Kastrat.

Në operacion u angazhuan 1500 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, 330 automjete dhe 2 skafë, për kontrollin e territorit.

Policia njofton se në fazat e mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar mbi 58 184 fidanë, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos