Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vijon të postojë në rrjetet e saj sociale video për punën e bërë në Shqipëri për përmirësimin e sistemit të drejtësisë.
Sipas ambasadës së SHBA në Tiranë, mbi 1/3 e gjyqtarëve në Shqipëri me të ardhura 10 mijë dollarë në vit deklaruan pasuri që i kalonin 250 mijë dollarë, madje kishte nga ata që deklaruan dhe miliona dollarë.
Përfaqësua diplomatike amerikane bën me dije se do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent pasi është kjo ajo që meritojnë qytetarët. (A2 Televizion)