Ambasada e SHBA në Ukrainë: Sulmi ndaj centralit bërthamor, krim lufte

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 13:22 | Bota
Ambasada e SHBA në Ukrainë: Sulmi ndaj centralit bërthamor, krim

Sulmi ndaj një centrali bërthamor përbën një krim lufte. Kështu ka deklaruar ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, në një postim në Twitter.

“Është një krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Europës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej”, shkruan ambasada.

https://twitter.com/USEmbassyKyiv/status/1499708231903547394

Ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre në qytetet kryesore të Ukrainës, centrali më i madh bërthamor i vendit, Zaporizhzhia, u sulmua të premten. Flakët e zjarrit shkaktuan frikë, por zjarri u shua më pas. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha gjithashtu se reaktorët në central janë të sigurt dhe nuk u lëshua asnjë material radioaktiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos