
Ambasada amerikane në Ankara ka paralajmëruar bashkëqytetarët që ndodhen në Turqi për mundësinë e një atentati në Stamboll ose në lokalitete të tjera të atij vendi.
Sipas ambasadës, “janë marrë informacione të besueshme për një sulm të mundshëm terrorist në Stamboll, ku përfshihen rrëmbimet e nënshtetasve amerikanë dhe të huaj si dhe një sulm ndaj Konsullatës amerikane”, ishte mesazhi shqetësues i selisë diplomatike amerikane.
Përfaqësia e SHBA-së në Turqi rekomandon nënshtetasit amerikanë të bëjnë kujdes maksimal në vendet ku mblidhen amerikanë dhe tëhuaj , ne veçanti zyra dhe qendra tregtare”.
Nuk dihen ende detaje të mëtejshme që kanë çuar në paralajmërimin e ambasadës. Selia amerikane ka qenë objektiv sulmesh në të kaluarën, ku të akuzuara ishin grupe të së majtës radikale. (A2 Televizion)