Ambasada franceze reagon ndaj Ramës: Kryeministri dha informacion të pavërtetë

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 14:44 | Aktualitet
Ambasada franceze reagon ndaj Ramës: Kryeministri dha informacion të

Ambasada franceze në Shqipëri ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Rama të bërë më 14 janar në një emision televiziv, ku akuzonte vendet anëtarë të Bashkimit Europian për egoizëm dhe cinizëm.

Në një letër dërguar kryeministrisë më datë 15 janar, ambasada thotë se në deklaratat e kryeministrit ka edhe informacion të pavërtetë.

“Bashkimi Europian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Europian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-se prej 2,3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE, por edhe për vendet fqinje.

Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i njdeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhet në letër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos