Ambasadat shqiptare ndërpresin punën në 5 shtete, shkak moti dhe pandemia

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 14:08 | Aktualitet
Ambasadat shqiptare ndërpresin punën në 5 shtete, shkak moti dhe

Ambasadat shqiptare në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë do të kufizojnë ose ndërpresin punën për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia e koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur, këtë të martë, nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. “Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike”, thuhet në njoftim.

https://a2news.com/2022/01/25/nga-turqia-ne-greqi-debora-zbardh-edhe-bregdetin/

Ndërkohë, ministria bën të ditur për qytetarët shqiptarë në këto shtete se në rast të emergjencave të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm.

 Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617

Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos