
Vijojnë përplasjet mes FSHF dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit Tirana, ka paditur këtë të martë në prokurori Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.
Kallëzimi i Veliajt ndaj këtyre dy personave është bërë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”.
Sipas Veliajt, kallëzimi mbështetet në veprimet e kundraligjshme të ndërmarra nga Ilir Shulku dhe Ardian Haçi, në procedurën e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.
“Në ambientin ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja kanë qenë prezent 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarë kanë qenë persona anonim (delegatë jo-legjitim) të përzgjedhur në mënyrë të kundërligjshme nga përfaqësues të FSHF-së, me qëllim ndikimin në procesin e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, duke paracaktuar rezultatin.
Konstatohen shkelje të kundërligjshme në kuadër të zhvillimit të mbledhjes përkatëse, konkretisht:
1. Në listën jo të plotë dhe të manipuluar, të vënë në dispozicion para pak kohësh, anëtarëve të shoqatës (personave juridik), me justifikimin për thirrjen e mbledhjes së delegatëve.
2. Ka informacione qe ne mbledhjen e datës 24.01.2022 te ores 15 te Shoqatës Rajonale te Futbollit Tirane, me telefon nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare te Futbollit Ilir Shulku është kërkuar e kane marre pjese ne kete mbledhje persona qe nuk kane asnje lloj lidhje me shoqaten ne kundershtim te plote me statutin e federates qe percakon qe delegatet duhet te jene punonnjes te anetareve te Shoqates Rajonale te Futbollit Tirane. Personat per te cilet ka nje informacion te tille jane:
a. Altin Kello
b. Ajson Lala
c. Ervin Bukaci
d. Aldi Masha
3. Në moszbatimin e procedurës administrative për zhvillimin e mbledhjes së delegatëve, ku në rastin konkret nuk është zbatuar procedura standarte nga Komisioni i Verifikimit, në lidhje me identifikimin e plotë të delegatëve me të drejtë vote, si dhe lista përkatëse e delegatëve legjitim nuk i është vënë në dispozicion kandidatëve paraprakisht.
4. Zhvillimi i mbledhjes mbi kuorumin e nevojshëm, me pjesmarrjen e 67 anëtarëve nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarët prezent kanë qënë persona anonim (delegate jo-legjitim). Në këto kushte cmojmë së janë përdorur lista fiktive votuesish, duke falsifikuar nënshkrimet e delegatëve legjitim me të drejtë vote, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes.
5. Njoftimet e anëtarëve te Shoqates Rajonale te Futbollit Tiranë janë njoftuar nëpërmjet një emaili i cili nuk administrohet nga anetaret e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, por sipas informacioneve, keto emaile janë hapur nga punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe administrohet po nga ata. Duke futur në këtë mënyre apo hequr te dhena ne menyre te paautorizuar nga sistemi elektronik nen administrimin e Shoqates Rajonale te Futbollit Tirane, me pasoje pavlefshmerine e njoftimeve dhe vendimeve te kesaj shoqate. Shkeljet nga personat përgjegjës janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së”, thuhet ndër të tjera në kallëzim. (A2 Televizion)