“Ambasador i pushtetit të butë”, Mal Berisha rrëfen Shqipërinë e bukur dhe krenare edhe në një libër

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 16:06 | Aktualitet
“Ambasador i pushtetit të butë”, Mal Berisha rrëfen

Pas një eksperience disavjeçare në shërbimin diplomatik, autori vjen me këtë vëllim të ri, i bazuar në kujtimet nga puna e tij si përfaqësues i shtetit shqiptar në disa nga vendet më të rëndësishme si Stambolli, Nju Jorku apo Londra.

Mal Berisha rrëfen edhe arsyet pse gjatë shërbimit të tij si diplomat zgjodhi të ishte përfaqësues i “pushtetit të butë” duke prezantuar në vendet ku shërbeu një Shqipëri të bukur dhe me një histori që ia vlen të hulumtohet.

Promovimi mblodhi në sallën e Universitetit "Fan Noli” studentë e pedagogë si dhe emra të njohur të artit dhe letërsisë korçare.

Si pjesë promovimit u shfaq edhe një material i shkurtër filmik që ndalej në disa nga momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës së Mal Berishës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos