
Kthjellimet mbizotërojnë motin në veri dhe zonat qendrore, por vranësira kalimtare do të ketë në jug. Pas mesditës, vranësira kalimtare shfaqen edhe në zonat lindore, ndërkohë që shtrirja perëndimore e vendit mbetet me kthjellime.
Temperaturat rriten lehtë, me gati 1°C në të dyja vlerat ditore të cilat luhaten nga -6°C në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior duke mbajtur në brigjet detare dallgëzim të ulët. (A2 Televizion)