
Bizneset janë kundër daljes në treg të lirë për të blerë energji.
Në një deklaratë të përbashkët, mbi 7000 biznese thanë se vendi nuk i ka as kushtet dhe as rregullat që do të garantonin një treg të lirë energjie, madje nuk ka as bursë energjie.
Bizneset kërkojnë tryezë pune me qeverinë dhe përfaqësues ndërkombëtarë deri më 24 dhjetor. Nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, do të përshkallëzojnë reagimin. (A2 Televizion)