“Çdo gjë njerëzore më ka tërhequr”, Dita Jonë përkujton skulptorin Odhise Paskali

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 07:21 | Aktualitet
“Çdo gjë njerëzore më ka tërhequr”, Dita

“Unë nuk jam skulptor në kuptimin profesional të fjalës, as poet në kuptimin tradicional dhe as filozof në kuptimin shkencor. Çdo gjë njerëzore më ka tërhequr. Linda, jetova dhe do të vdes i varfër”. Dita Jonë ka zgjedhur ta përkujtojë me këtë thënie skulptorin e madh Odhise Paskali.

Aio lindi në Përmet më 22 dhjetor të viti 1903 dhe u nda nga jeta në vitin 1985.

Odhise Paskali ishte skulptor, poet, eseist, përkthyes, botues dhe akademik. Cilësohet si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar. Hapat e para të karrierës së Odhisesë janë në fushën e publicistikës.

Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Me statujat e Odhise Paskalit, disa nga qendrat në qytetet kryesore shqiptare morën një pamje të re, duke fituar edhe një identitet të tyre.

“Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë, “Ushtari i panjohur”, “Monumenti i Skënderbeut në Tiranë” në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço, e shumë të tjerë

Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos