Ambasadori shqiptar në Pekin, Selim Belortaja, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje familjarëve të personave që ndodhen në Kinë që t’u presin biletat atyre, pasi ambasada nuk i mbulon dot këto shpeznime.
“I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë por të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriut të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë të paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh”, shkruan Belortaja në rrjetin social.
Postimi i plotë:
“Sot, për të parën
herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi
zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua
mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa
ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve.
Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh
raportuesi “më dëmprurës se sa vetë virusi”, si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si
H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta
fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ
(për komunikim prej nesh) dhe në vatrën e virusit Hubei (027 -86122256 dhe 027
-87811173). Ndërkohë ende virusi nuk dëshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe
i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen.
Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste
dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së
parë. Ndërkohë, përvec Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është
shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.
Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që
ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te
përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhetimesh dhe respektim të udhezimeve
e rregullave. Kemi vetëm nje studente në Wuhan të cilën po bëjmë çdo përpjekje
ta nxjerrim, sadoqë kjo kerkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe
rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok! 3 të
tjerët, në dijeninë tonë janë larguar nga Ëuhani dhe kanë mbërritur ose po
mbrrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose
thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe të
raportojnë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj
thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë
por të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriut të tyre.
Ambasada nuk e ka mundësinë të paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për
financim lëvizjesh. Uroj dhe besoj fort në një shëndet të pacënuar të
bashkëkombasve tanë dhe i uroj Kinës fitore të shpejtë të kësaj beteje! (A2 Televizion)