Pjesë e “Dosjes 339”, Gjykata pushon çështjen ndaj Arben Çukos

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 13:29 | Aktualitet
Pjesë e “Dosjes 339”, Gjykata pushon çështjen ndaj

Gjykata e Tiranës pushoi hetimin e nisur ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko.

Emri i ish-deputetit të Partisë Socialiste u regjistrua në një nga fraksionet e “Dosjes 339”. Bazuar në disa përgjime të grupit të Avdulajve u ngritën dyshime se teksa mbante detyrën e numrit 1 të burgjeve, ishte përfshirë në një aferë korruptive për transferimin e një të dënuari. Hetimi ndaj tij nisi për “korrupsion”, por më pas akuza u rikualifikua në “moskallëzim krimi”, ndryshim që e kaloi dosjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

Në seancën paraprake të çështjes të zhvilluar këtë të hënë, gjyqtari Sokol Tona vlerësoi se hetimi nuk ka provuar që Çuko të ketë kryer veprën penale dhe ka vendosur pushimin e çështjes ndaj tij.

Nga ana tjetër, në të gjykata vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të të bashkakuzuarve, ish-shoferit të tij Qerim Musha, si edhe të dyshuarve Olsi Karagjozi, Artur Balla dhe Denis Llaftiu.  

Ata do të gjykohen për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike”. Arben Çuko prangos në tetor 2018 nga operacioni policor “Vol-vo 4” dhe u la në masën “arrest në burg” për dy javë.

Më tej, masa e tij u zbut në “arrest shtëpie” dhe “detyrim për paraqitje”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos