Aldor Nini, drejtor i AcroMax, tregoi se si hakerat mund të jenë futur në kompjuterin e Adri Hilës.
“Është e vërtetë që “provider”-i i internetit ka një akses më të hapur te infrastruktura jonë e brendshme, sesa një haker i jashtëm. Ai ka akses të futet deri te “router”-i jonë, që ka çdo fjalëkalim. Duke hyrë te pajisja mund të aksesojë edhe kamerën”, shpjegoi Nini në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Sipas tij, “teorikisht, dikush që punon në një “provider” internet, ka mundësi të ketë hyrë tek aparati i personit në fjalë dhe nga atje të hyjë te sistemi i kamerave, telefoni etj.”
“Problemi është që këto sistemet e kamerave nuk janë të siguruara. Mund të nxjerrësh edhe çdo lokacion ku ke qenë, që telefoni i ka të regjistruara”, shtoi drejtori i AcroMax. (A2 Televizion)