
Ambasadorja Yuri Kim postoi një foto nga sheshi “Skënderbej”, aty ku po shijon ndeshjen e Evropianit mes Spanjës dhe Suedisë.
“Po ndodh tani në sheshin “Skënderbej”. Jam e ndarë – e dashuroj Suedinë, por gjithashtu edhe Spanjën. Do të doja që Shqipëria të luante në Evropian, pasi atëherë nuk do të kisha dyshime se për kë do të bëjë tifozllëk”, shkruan Yuri Kim në foton e saj. (A2 Televizion)