Schick “mbretëron” në Glasgou

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 17:07 | Futboll
Schick “mbretëron” në Glasgou

Patrick Schik shkëlqeu dhe Republika Çeke fitoi në Gllasgou. Dy gola nga sulmuesi i Bayer Leverkusen gjunjëzuan Skocinë, të cilët ishin të pafuqishëm që të ndalnin gjigantin çek.

Goli i dytë është kandidat kryesor për t’u shpallur më i bukuri i këtij Evropiani. Schick goditi nga mesfusha, duke mposhtur portierin Marshall me një parabël të mrekullueshme.

Nga ana tjetër, edhe portieri i Republikës Çeke, Vaclik, ishte në një formë të shkëlqyer ditën e sotme.

Një fitore shumë e rëndësishme për çekët dhe një lajm i keq për Luka Modric me shokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos