
Sllovakia shkaktoi surprizën e ditës së sotme në Evropian, duke mundur Poloninë e Leëandoëskit me rezultatin 2-1.
Autogoli i Szczesny në minutën e 18 dhe goli i Milan Skriniar në minutën e 69 i dhanë 3 pikët sllovakëve, që tashmë presin me qetësi ndeshjen tjetër të grupit E, atë mes Spanjës dhe Suedisë.
Për Poloninë barazoi përkohësisht Karol Linetty, në minutën e 46, por dalja me karton të kuq e Krychowiak (62’) ia vështirësoi ndeshjen polakëve.
(A2 Televizion)