Gjatë gjithë këtyre ditëve, ambasadorët nuk i kanë ndalur takimet mes tyre dhe palëve politike, që u finalizuan me gjetjen e konsensusit për Reformën Zgjedhore. Sërish sot ka një takim mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe atij të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
Ky takim zhvillohet në selinë e delegacionit të BE-së, për arsye se dita e sotme është e rëndësishme për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut drejt integrimit. Në Bruksel, Komisioni Europian do të prezantojë kornizën e punës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Reforma Zgjedhore ka qenë një nga kushtet përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. (A2 Televizion)