Ambasadorja Kim takon anëtarët e KPK: Vettingu i pavarur, themeli i reformës në drejtësi

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 18:26 | Aktualitet
Ambasadorja Kim takon anëtarët e KPK: Vettingu i pavarur, themeli i

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka publikuar në rrjetet sociale fotot e takimit me komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ambasadorja Kim falënderoi KPK për përshpejtimin e procesit të vettingut dhe u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie profesiona.

“U takova me komisionerë të KPK për t’i falënderuar për përshpejtimin e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli i reformës në drejtësi në Shqipëri. Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet mbi komisionerët. Shqipërisë i duhet një sistem drejtësie profesional, efikas dhe pa korrupsion, jo vetëm se është thelbësor për hyrjen në BE, por sepse populli shqiptar e meriton këtë dhe asgjë më pak se kaq. SHBA do vazhdojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, përfshirë vetting-un”, shkruan Kim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos