3 makina përfshihen në aksident në Krujë, një nga shoferët humb jetën dhe 2 arrestohen

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 08:12 | Kronikë
3 makina përfshihen në aksident në Krujë, një nga

Dy drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi mbrëmjen e djeshme janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, ku për pasojë ka humbur jetën  një tjetër drejtues mjeti. Sipas Policisë 40-vjeçari me iniciale D. S. me mjetin tip "Toyota", është përplasur me një "Ford", me drejtues 46-vjeçarin A. S., i cili ka humbur jetën dhe më pas është përplasur me një “Audi", drejtuesi i të cilit ishte në gjendje të dehur. Ndërsa pasagjerët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip "Toyota", është përplasur me mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip "Ford",  A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë. ”- thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos