Plagosje me thikë në Vlorë

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 19:47 | Kronikë
Plagosje me thikë në Vlorë

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës pasi u qëllua me thikë pas një sherri.

Ngjarja është regjistruar brenda një lokali në zonën e njohur si “Shtëpia e Oficerëve”, ku për pasojë mbeti i plagosur me mjete të ftohta 42-vjeçari A.B.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjëherë është larguar nga vendngjarja . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos