“Amerika në kabinën time”...

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 12:57 | Fotolajme

Fotografi amerikan, Brian Bowen Smith, ka botuar një album tepër të veçantë, ku tregon Amerikën e thjeshtë dhe të zakonshme, përmes dritares së kamionit të tij. Udhëtimi i tij nisi në maj të vitit 2020, me një kamion Ford, prodhim i vitit 1958. Smith udhëtoi për më shumë se 15 mijë kilometra në të gjithë territorin amerikan, duke sjellë foto nga jeta e përditshme dhe peizazhe tepër të veçanta, të futura në kornizën e dritares së makinës së tij.

Pavarësisht vitit të vështirë, për shkak të pandemisë, trazirave racore dhe ndarjes politike, Smith thotë se në këtë udhëtim ka rifituar shpresën për të ardhmen e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos