Amnistia fiskale, Caslli: Do të dështojë, nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 20:40 | Ekonomi
Amnistia fiskale, Caslli: Do të dështojë, nuk ka mbështetjen

Eksperti i ekonomisë Maksim Caslli deklaroi në emisionin A2 Business se nisma e qeverisë për amnistinë fiskale është e sigurt që do të dështojë pasi nuk ka mbështetjen e asnjë prej vendeve partnere të Shqipërisë, gjë kjo që u pa dhe në raportin e fundit të Komisionit Europian.

Sipas Casllit, objektivi i qeverisë për të siguruar më shumë para është i saktë, por rruga e ndjekur është e gabuar.

“Qëllimi i qeverisë është të mbledhë 2 mld euro, ndërsa shqetësimi i BE është që kjo do përdoret për pastrimin e parave të pista. Mendoj që objektivi i kësaj lëvizje është i saktë, por rruga e ndjekur e gabuar dhe kundërshtimet nga partnerët tregojnë se është e dështuar dhe se nuk do të vazhdojë. Mënyra për të mos pasur në krah opozitën dhe partnerët është e dështuar. Qeveria thotë që është për emigrantët. Por nëse emigrantët bëjnë 2 milionë euro tregon që qenkan shumë të suksesshëm”, tha Caslli.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos