Amnistia fiskale, Gjiknuri në Londër: Legalizoni paratë tuaja, investoni në Shqipëri

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 12:01 | Politikë
Amnistia fiskale, Gjiknuri në Londër: Legalizoni paratë tuaja,

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, u mor personalisht me prezantimin e projektligjit të amnistisë fiskale tek ata që i quajti “Çunat e Londrës”.

“Shumë shpejt do të miratojmë edhe ligjin për amnistinë fiskale. Unë e di shumë mirë realitetin. Njerëz këtu mund të punojnë me emra të tjerë, njerëz këtu mund të punojnë dhe në të zezë, punojnë në firma ndërtimi, në bujqësi. Kjo është një mundësi e mirë që qeveria shqiptare po e bën për të legalizuar, për të amnistuar të gjithë këtë para që vjen nga mundi i shumë shqiptarëve. Këtu në Londër shumë njerëz kanë ardhur dhe me identitet tjetër se ashtu që koha në vitet '90. Nganjëherë kanë vështirësi për transfertat bankare për të ardhurat e tyre. Përse? Sepse autoritetet kërkojnë llogari. Janë burokraci, ka paragjykim”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri i garantoi shqiptarët e Anglisë se qeveria shqiptare do t’i mbrojë nga paragjykimet, duke i ftuar ata të investojnë në vendin e tyre. 

“Kështu është bota plot paragjykime. Jo erdhën këto çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës?! Njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë risqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Kjo është një mundësi shumë e mirë. Përse? Sepse keni mundësi të legalizoni paratë tuaja dhe t’i investoni në Shqipëri me një pagesë minimale takse”, shtoi Gjiknuri.

Aministia fiskale për emigrantët u propozua fillimisht në anketat e Këshillimit Kombëtar, ndërsa aktualisht është në fazën e konsultimit. Sipas kësaj nisme, emigrantët mund të legalizojnë deri në 2 milionë euro kundrejt një take, ndërsa nga kjo iniciativë nuk do të mund të përfitojnë subjektet e OFL-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos