Kryeministri dhuron gjak, Rama fton qytetarët: Kontribut jetik për fëmijët talasemikë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 12:52 | Politikë
Kryeministri dhuron gjak, Rama fton qytetarët: Kontribut jetik për

Kryeministri Rama bashkë me punonjësit e institucionit që ai drejton kanë dhuruar gjak në kuadër të sensibilizimit të përvitshëm me fëmijët talasemikë.

Kreu i qeverisë ftoi gjithë qytetarët të dhurojnë gjak vullnetarisht, për t'i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë në nevojë.

“Le ta forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Një kontribut jetik për fëmijët talasemikë dhe të gjithë ata pacientë jeta e të cilëve në shumë raste varet nga vullneti ynë, po edhe diçka shumë e shëndetshme për trupin tone”, deklaroi kryeministri.

Pas kryeministrisë, dhurimi i gjakut do të vijojë nga institucionet e tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos