Pamje shqetësuese tregojnë anën e errët të Nju-Jorkut. Njerëz të pastrehë, të tjerë që shpërndajnë drogë në mes të ditës, ndërsa krimi është rritur me 41% që nga vitit i kaluar.
Papunësia është një çështje shumëvjeçare, por muajt e fundit problematikat janë rritur ndjeshëm, me njerëzit që as nuk përpiqen të fshihen më teksa marrin drogë.
Daily Mail ka publikuar pamje që tregojnë anën e “kalbur” të “Mollës së Madhe”, ashtu siç njihet ndryshe Nju-Jorku. (A2 Televizion)