Aneksimi i mundshëm i territoreve ukrainase, Zelensky paralajmëron ndërprerje të bisedimeve

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 09:29 | Bota
Aneksimi i mundshëm i territoreve ukrainase, Zelensky paralajmëron

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të falë asnjë centimetër tokë në këmbim arritjes së mundshme të një armëpushimi me palën ruse.

Në daljen e tij të fundit për mediat, kreu i shtetit paralajmëroi se nëse Rusia do të vijojë me planet e saj për referendume në territoret e zaptuara, atëherë negociatat do të ndërpriten menjëherë.

“Po vijojmë të dëgjojmë përditë lajme se pushtuesit janë duke u përgatitur për organizimin e pseudo-referendumeve në zonat jugore të vendit. Dua të them diçka shumë të thjeshtë. Të gjithë ata që do të ndihmojë pushtuesit për mbajtjen e këtyre referendumeve do të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos