Premtimi i Trump: Nuk do të lejojmë që burrat të konkurrojnë në sportet e grave

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 11:48 | Bota

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri thirrje të shtunën që transgjinorët të mos lejohen që të marrin pjesë në sportet e femrave.

“Mjafton të kesh tru dhe pak logjikë për të kuptuar që është e padrejtë. Është e qartë fare. Sportet ku femrat konkurrojnë me njëra-tjetrën duhet të praktikohen vetëm nga femrat”, tha Trump, i cili kishte në krah Riley Gaines, një notare e cila doli barazim me atletin transgjinor Lia Thomas në garën e 200 metrave për kampionatin e kolegjeve.

“Ne do t’i mbajmë burrat larg sporteve ku marrin pjesë gratë”, premtoi më tej Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos