Anëtarësimi në NATO, Suedia dërgon diplomatët në Ankara për të bindur Turqinë

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 13:09 | Bota
Anëtarësimi në NATO, Suedia dërgon diplomatët në

Turqia është bërë pengesë për këto aspirata dhe kjo detyroi Suedinë të dërgojnë diplomatë në Turqi për të tentuar negocimin e kushteve të Ankarasë.

Kjo erdhi pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se nuk i shikon pozitivisht aplikimet e vendeve nordike për në organizatën Veri-Atlantike.

“Vendet skandinave janë bujtina për organizatat terroriste”, u shpreh pak ditë më parë Erdogan, duke nënvizuar se vendi i tij ka mësuar nga gabimet e së kaluarës me pranimin e Greqisë në NATO.

https://a2news.com/2022/05/16/duam-te-hyjme-ne-nato-suedia-dhe-finlanda-konfirmojne-vendimin-historik/

Megjithatë, ka gjasa që pengesa e Ankarasë për Suedinë dhe Finlandën të hiqet. Turqia kërkon që vendet nordike të ndalojnë mbështetjen për grupet militante kurde të pranishme në territoret e tyre dhe të heqë embargon për shitjen e disa armëve.

Çdo vendim për zgjerimin e NATO-s kërkon aprovimin unanim të të gjitha 30 vendeve anëtare të aleancës dhe parlamenteve të tyre. Nëse një shtet është kundër, Suedia dhe Finlanda nuk mund të anëtarësohen në NATO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos