Takohen ministrat e Jashtëm të BE, diskutohet për Ballkanin Perëndimor dhe pasojat e luftës

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 12:33 | Bota
Takohen ministrat e Jashtëm të BE, diskutohet për Ballkanin

Agresioni rus në Ukrainë dhe raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, do të jenë në fokus të takimit të ministrave të Jashtëm të bllokut në Bruksel.

Pasditen e sotme ata do të takohen edhe me shefat e diplomacisë së vendeve të rajonit. Siç thuhet, diskutimet për Ballkanin Perëndimor do të përqendrohen te përballimi i sfidave dhe pasojave që ka krijuar lufta ruse në Ukrainë.  

Në një dokument jozyrtar thuhet se agresioni i Rusisë ka krijuar ndryshime domethënëse në rreshtimet gjeopolitike.

“Më shumë se kurrë ka pritshmëri që vendet e Ballkanit Perëndimor t’iu përkushtohen vlerave evropiane si shtete anëtare në të ardhmen. BE-ja duhet t’i rreshtojë partnerët e saj rreth mbrojtjes së vlerave të përbashkëta dhe normave kyçe ndërkombëtare dhe po ashtu dënimit të agresionit rus në Ukrainë”, thuhet në dokument.

Sipas burimeve diplomatike, trysnia kryesore do të ushtrohet ndaj Serbisë, si vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbështetur sanksionet e BE-së kundër Moskës. Në takimin e së hënës pritet të diskutohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos