
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për të dërguar anëtarët e tyre pranë KZAZ-ve.
Me 1 votë pro dhe 4 kundër, kërkesa e opozitës u refuzua.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD-së, Ivi Kaso, deklaroi jashtë KQZ-së se PD-ja do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të ankimuar vendimin.
Në mbledhjen e KQZ-së, Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, deklaroi se “opozita ka zgjedhur të ketë anëtarë në KZAZ sepse janë të shumta denoncimet e mbërritura që vërtetojnë çdo hap të procesit zgjedhor, sidomos në komisionet e nivelit të dytë është i mbushur me paligjshmëri në funksion të një qëllimi të qartë të partisë-shtet”.
Më tej, Kaso theksoi se anëtarët e KQZ-së se “do të përballen me përgjegjësi penale nëse shkelin ligjin”, sipas tij, duke mos pranuar kërkesën e Partisë Demokratike.
Anëtari i KQZ-së, Denar Biba iu drejtua Ivi Kasos duk i thënë: “Bëre një shantazh të pastër drejtuar anëtarëve të komisionit. Është hera e parë që kërcënohemi, është shumë e ulët”. (A2 Televizion)