"Angazhojini ose do t’iu largohen", pas punonjësve shëndetësore, vendin po e braktisin edhe të rinjtë IT

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 15:39 | Teknologji
"Angazhojini ose do t’iu largohen", pas punonjësve

Pas eksodit të punonjësve shëndetësorë drejt vendeve më të pasura të Europës, Shqipëria po përballet me largime në një sferë që rrezikon novacionin dhe progresin teknologjik të vendit.

Një studim i Fondacionit Europian të Trajnimeve (ESF) mbi efektet e emigracionit në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, tregon se vetëm në 5 vitet e fundit, vendin e kanë braktisur mbi 2 mijë të rinj të formuar në fushën e teknologjisë së informacionit.

 “Të mbash specialistët e teknologjisë është sfide më e madhe sesa të mbash mjekët. Kjo sepse ndryshimi i tregut është i jashtëzakonshëm, në Europë kërkohen 1 milion programistë, Europa është në plakje dhe sytë e saj janë nga Ballkani”, thotë Erion Nako , ekspert IT i Protik.

Po cilat janë arsyet që fryma e largimit ka përfshirë edhe këtë profil të rinjsh?

 “Në treg janë rritur pagat por nuk ka ende kulturë e pune, dhe ka më hapësira jashtë”, thotë ekspertja e tregut të punës Erka Cako.  

Për të rinjtë, frenimi i largimeve mund të nisë me krijimin e mekanizmave që lidhin nevojat e tregut të punës me profilet e studimit.

Gjermania është destinacioni kryesor edhe për të rinjtë nga fusha e teknologjisë së informacionit. Titulli i shqipëruar i raportit të ESF është “Angazhojini ose do t’ju largohen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos