Angelina Jolie një mami strikte! Punëson vajzën 15-vjeçare si asistente

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 18:17 | Showbiz
Angelina Jolie një mami strikte! Punëson vajzën 15-vjeçare

Të qenit vajza e Angelina Jolie nuk do të thotë se mund të kesh çdo gjë në jetë, pa punuar. Aktorja ka zbuluar se ka punësuar vajzën e saj 15-vjeçare, Vivienne Jolie-Pitt, për të qenë asistente e saj në prodhimin e ardhshëm të Broadway të "The Outsiders". Kjo punë nuk është e rastësishme.

“Viv më kujton nënën time sepse ajo nuk fokusohet të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për të tjerët”, ka zbuluar Jolie.

Vivienne dhe vëllai i saj binjak, Knox, janë fëmijët më të vegjël të Jolie dhe ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt. Ish-çifti ka edhe Shiloh, 17 vjeç, Zahara, 18 vjeç, Pax, 19 vjeç dhe Maddox, 22 vjeç. Ata rritën së bashku gjashtë fëmijët e tyre derisa u ndanë në vitin 2016 pas 12 vitesh lidhje. Divorci u zyrtarizua në vitin 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos