“Barbie” nuk ndalet, filmi më fitimprurës për Warner Bros. Tejkalon “The Dark Knight”

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 12:26 | Showbiz
“Barbie” nuk ndalet, filmi më fitimprurës për Warner

Ky ishte viti i “Barbie” me personazhin ikonë që nuk po njeh kufij në garën për të pushtuar botën.

Filmi i regjisores Greta Gerwig ka tejkaluar “The Dark Knight”, si filmi më fitimprurës ndonjëherë për kompaninë Warner Bross në Shtetet e Bashkuara. Filmi fantazi mbi kukullën e famshme, me protagoniste Margot Robbie, ka arkëtuar më shumë se 537 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, më pak se një muaj pasi nisi të shfaqej në kinema, më 21 korrik.

Filmi “The Dark Knight”, fitues i Çmimit Oscar, që e pati premierën në fundjavën e njëjtë në korrik të vitit 2008, pati fituar 536 milionë dollarë nga kinematë në SHBA.

Por, ky nuk është rekordi i vetëm që është thyer nga “Barbie”. Filmi ka tejkaluar edhe suksesin e “Captain Marvel” të vitit 2019. “Barbie”, ku interpreton edhe aktori Ryan Gosling, ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë nga shitjet e biletave në gjithë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave që janë realizuar nga regjisore gra. Ndonëse disa konservatorë, përfshirë senatorin Ted Cruz dhe komentatorin Ben Shapiro, e kanë kritikuar atë që e kanë quajtur si mesazh me elemente diskriminuese të filmit, diçka e tillë nuk ia ka ndalur suksesin që pritet të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.

Margot Robbie, e cila është edhe producente e filmit, pritet t’i fitojë rreth 50 milionë dollarë nga filmi, falë shitjeve të biletave dhe përfitimeve shtesë nga kompania që e shpërndan atë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/17/barbie-ballkanase-lind-ne-bosnje-11-vjecarja-krijon-koleksionin-folklorik-te-kukulles-ikone/
https://a2news.com/2023/08/07/barbie-i-rekordeve-mbi-1-miliarde-dollare-te-mbledhura-ne-arka/

A2 CNN Livestream

Latest Videos