Angli-Skoci, ndeshja e parë e futbollit mes dy ekipeve kombëtare, e luajtur në një fushë kriketi

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 16:06 | Futboll

Anglia dhe Skocia do të ndeshen sot në Wembley për herë të 115-të në historinë e tyre, duke regjistruar kështu një tjetër betejë në luftën më të vjetër sportive mes dy skuadrave kombëtareve.

Për herë të parë, dy përfaqësueset janë ndeshur 149 vite më parë, në atë që është edhe ndeshja e parë në historinë e futbollit mes dy skuadrave të dy shteteve të ndryshme. Sot, rivaliteti është zbehur disi, për shkak të diferencave në cilësinë e dy skuadrave, por dikur, kjo ishte e vetmja ndeshje në kalendarin sportiv të Anglisë dhe Skocisë, që të dy ekipet merrnin seriozisht.

Zbuloni përmes fotove ndeshjet më të paharrueshme mes dy rivalëve më të vjetër në historinë e futbollit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos