Anglia publikon listën e Evropianit. Lingard jashtë, grumbullohen 4 mbrojtës të djathtë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 18:35 | Futboll

Anglia ka publikuar sot listën me 26 lojtarë të grumbulluar për Evropianin, që do të nisë pas 10 ditësh.

Trajneri Gareth Southgate ka habitur duke përfshirë në listë plot 4 mbrojtës të djathtë (Trent Alexander-Arnold, Kyle Walker, Kieran Trippier dhe Reece James), ndërsa ka lënë jashtë Jesse Lingard, mesfushorin e Manchester United.

Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville, i cili ka luajtur si mbrojtës i djathtë, ironizoi në Tëitter: “Kohë e artë për të qenë mbrojtës i djathtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos