Kombëtarja mbërrin në Uells për miqësoren, por humbet Roshin

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 14:25 | Futboll
Kombëtarja mbërrin në Uells për miqësoren, por humbet

Odise Roshi nuk do të jetë pjesë e skuadrës kombëtare për ndeshjet miqësore kundër Uellsit dhe Republikës Çeke.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se Roshi ka pësuar tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë dhe i është nënshtruar menjëherë vizitave të specializuara mjekësore.

“Duke parë gradën e dëmtimit, stafi mjekësor i Kombëtares ka vendosur që lojtari të qëndrojë pushim dhe të mos jetë i gatshëm për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Kësisoj, Roshi nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Uellsit”, thotë FSHF.

Sot kombëtarja ka mbërritur sot në Kardif, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të zhvillojë një seancë stërvitore të plotë. Përveç Roshit, për këto ndeshje edhe portieri Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos