
Shumë pak ditë para fillimit të EURO 2020, Anglia është në alarm nga dëmtimet e njëpasnjëshme të lojtarëve.
Pas Trent Alexander-Arnold, i cili u largua nga grumbullimi pas një tërheqje muskulore në kofshë, Gareth Southgate do të duhet të heqë dorë edhe nga Jordan Henderson dhe Harry Maguire.
Kapiteni i Liverpool do të humbasë me siguri debutimin në Kampionatin Europian kundër Kroacisë në “Wembley”. Shanset për shërimin e tij të plotë janë shumë të vogla. Gjithashtu edhe mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është në rrezik për të luajtur me “Tre Luanët”, i cili akoma nuk e ka kaluar dëmtimin e tij në kyç dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë. (A2 Televizion)