
1996: Paul Gascoigne “ulet në karrigen e dentistit” pasi shënon golin e dytë në fitoren e Anglisë kundër Skocisë 
2008: Andriy Arshavin feston pasi Rusia mposhti 3-0 Holandën në çerekfinale 
1988: Marco van Basten, më i lumtur se kurrë, pasi i shënon 3 gola Anglisë 
2012: Festimi që u bë viral në rrjetet sociale, Mario Balotelli në fitoren e Italisë 2-0 në gjysmëfinalen kundër Gjermanisë 
1996: “Gëzimi i Golit të Artë”, Oliver Bierhoff i jep trofeun Gjermanisë, në finalen kundër Republikës Çeke 
2004: Festimi i golit nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen gjysmëfinale Portugali-Holandë 
2004: Angelos Charisteas, pasi shënoi të vetmin gol në finale për Greqinë kundër Portugalisë 
2016: Festë e çmendur nga “Vikingët” e Islandës në fitoren 2-1 kundër Anglisë në çerekfinale. 
1992: Tomas Brolin feston golin kundër Anglisë duke e kualifikuar Suedinë në gjysmëfinale 
2008: Fernando Torres, adoleshent në atë kohë, festoi të vetmin gol në finalen e fituar nga Spanja kundër Gjermanisë 
2016: Njeriu i finales së Euro 2016, Eder i dhuroi shokëve të tij të skuadrës një super gol në kohën shtesë duke fituar titullin kundër Francës 
2000: Francesco Toldo përqafon shtyllën pas penalltive të pritura kundër Holandës 
1996: Gjashtë vjet pas humbjes së penalltisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, mbrojtësi Stuart Pearce gjeti golin kundër Spanjës. 
2008: Heroi gjerman Philipp Lahm duke festuar golin e fitores 3-2 ndaj Turqisë 
2004: Festimi i Ricardo në fitoren e Portugalisë pasi priti penalltinë pa doreza 
2004: Vetëm 21-vjeçar, Antonio Cassano feston golin kundër Suedisë, duke justifikuar aktivizimin si titullar
Kampionati Europian ka qenë gjithmonë skenë e golave të shkëlqyer, realizuar shpeshherë në çaste vendimtare për fatet e skuadrave. Në galerinë e mësipërme mund të shihni festimet e disa prej golave më të paharrueshëm të turneut. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )