Anija shqiptare “Butrinti”, që është angazhuar në operacionet e përbashkëta me forcat greke dhe turke në Egje, ka asistuar në shpëtimin e 52 emigrantëve nga Lindja.
Lajmin e njofton në Facebook, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.



“Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes "Butrinti"! 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke.
Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve.
Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës”, shkruan ai. (A2 Televizion)