SHBA shpalli "non grata" kryespiunin, reagon Vuçiç: Duhet hetim

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 10:23 | Ballkani
SHBA shpalli "non grata" kryespiunin, reagon Vuçiç:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi ashpër pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur “të padëshirueshëm”, kreun e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit dhe ish-ministrin Aleksandër Vulin.

Lideri serb bëri ironi në lidhje me këtë vendim të fundit të SHBA-së, por kërkoi një hetim të thellë në lidhje me arsyetimin e SHBA-së për të shpallur “non grata” Vulin.

“Unë nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë. Por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim”, tha Vuçiç.

Një ditë më parë, Departamentin amerikan i Thesarit tha se Vulini është përfshirë në afera korruptive që kishin si synim të çonin përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Sipas Radios Europa e Lirë, Vuçiç nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse Vulini duhet të shkarkohet pas vendosjes së sanksioneve amerikane.

“Vulin, ndaj tij nuk janë vendosur sanksione për ndonjë krim, korrupsion, asgjë; ndaj tij janë vendosur sanksione për shkak të qëndrimit të tij ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos