Anijet me grurë ukrainas drejt portit të Durrësit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 16:22 | Aktualitet
Anijet me grurë ukrainas drejt portit të Durrësit

Në portin e Durrësit pritet të mbërrijë anija e parë me grurë nga Ukraina që prej fillimit të luftës.

E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik dhe pritet të mbërrijë mëngjesin e 10 gushtit në Portin e Durrësit.

Aktualisht, anija me grurë ndodhet në ujërat greke të Jonit dhe pritet të mbërrijë në orët e para të së mërkurës në Durrës.

Ndërkohë në lundrim  drejt Durrësit është dhe një anije e ngarkuar në Rusi me uré, që prite të mbërrijë në port mbrëmjen e së martës, ndërsa e ka nisur lundrimin nga porti rus Novorossiysk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos