Urdhri verbal bllokon mjetet ujore, pronarët e tyre në protestë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 11:41 | Aktualitet
Urdhri verbal bllokon mjetet ujore, pronarët e tyre në protestë

Pronarët e mjeteve sportive ujore në Durrës kanë protestuar para Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në lidhje me pezullimin e aktivitetit të tyre.

Prej disa ditësh, me anë të një urdhri verbal nuk lejohet më lëvizja e mjeteve ujore në det.

Pronaret e skafeve thonë se janë njoftuar nga policia e kufirit për këtë gjë, ndërkohë që shtojnë se ky urdhër i penalizon në kulmin e sezoni turistik.

Ata shprehen se kanë paguar detyrimet dhe janë të licencuar për ushtrim aktiviteti. 

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë, policia nisi kontrollit e të gjithë mjeteve që qarkullojnë në plazhe, ndërsa 3 ditë më parë u dha urdhri për ndalimin e lëvizjes së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos